Diaspora! Celibashi: Janë 50 mijë fletë për t’u numëruar, 2 mijë të pavlefshme, 353 vota nuk erdhën nga DHL

Diaspora! Celibashi: Janë 50 mijë fletë për t’u numëruar, 2 mijë të pavlefshme, 353 vota nuk erdhën nga DHL

Ilirjan Celibashi TIRANË-Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, në lidhje me vijimësinë e procesit të numërimit të fletëve të votimit për diasporën. Celibashi tha se nga diaspora kanë mbërritur 201795 fletë votimi, nga të cilat 1971 kanë qenë të pavlefshme. Sa i përket mbërritjes së zarfeve nga diaspora, kreu i KQZ ka njoftuar se 353 zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare. Ilirjan Celibashi: 201795 është numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë janë 201 795 votues nga jashtë. Pra po të vëreni dhe...