Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Euro U-17 nis me Shqipëri-Portugali, vendi ynë mirëpret turneun e rëndësishën, kuqezinjtë në grup “ferri”
Nga Ervin Sina Nis sot Kampionati Europian i 17-vjecareve në futboll, një kompeticioin i cili për herë të parë do organizohet në Shqipëri. Pas finales së Conference League mes Romës dhe Fejenord në 2022 ky turne është më i rëndësishmi. Euro U-17 do të çelet sot në “Arena Kombëtare” në Tiranë me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali ora 18:00 dhe do të mbyllet më 1 qershor me finalen e madhe po në kryeqytet. Shqipëria si vend organizator është pjesë e grupit A bashkë me Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë ndërsa në grupin B bën pjesë Italia kampionë në fuqi, Belgjika, Anglia dhe Çekia. Takimet do të luhen në katër stadiume, “Arena Kombëtare”, “Niko Dovana” në Durrës, “Arena Egnatia” në Rrogozhinë dhe “Elbasan Arena”. Për kuqezinjte e vegjël, turneu...