I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari! Në 2022, plagosi punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës 57-vjeçari! Në 2022, plagosi punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës gjatë natës së kaluar në burgun e Fushë-Krujës, ku ndodhej në paraburgim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:34, kur Qani Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit. Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë. Sipas informacionit paraprak, është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht. Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares. 57-vjeçari ishte arrestuar në 12 gusht për veprat penale:...