Të gjitha qeniet e gjalla lëshojnë një ndriçim që zhduket kur vdesin

Të gjitha qeniet e gjalla lëshojnë një ndriçim që zhduket kur vdesin

Shkencëtarët nga Universiteti i Calgary-t në Kanada kanë zbuluar se të gjitha qeniet e gjalla prodhojnë një dritë shumë të zbehtë, një fenomen fizik i quajtur emetim ultra i dobët i fotoneve (UPE), që zhduket menjëherë pas vdekjes. Kjo dritë nuk ka të bëjë me shpirtin apo forca mistike, por është rezultat i proceseve kimike në qeliza. Gjatë prodhimit të energjisë në mitokondri, molekulat lëshojnë fotone, grimcat që përbëjnë dritën. Edhe pse drita është shumë e dobët për t'u parë me sy të lirë, studiuesit kanë përdorur kamera të ndjeshme për të kapur këto "biofotone". Dr. Daniel Oblak, autor i studimit, tha: "Kjo provon qartë se bëhet fjalë për një fenomen të përbashkët për të gjitha qeniet e gjalla." Për të testuar këtë, studiuesit vendosën...