‘Shqipëria, më keq se Ukraina në luftë!’ Eksperti i Ekonomisë: Vend për pak të pasur, të tjerët ikin

‘Shqipëria, më keq se Ukraina në luftë!’ Eksperti i Ekonomisë: Vend për pak të pasur, të tjerët ikin

Shqipëria renditet  me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Sipas raporti të Numbeos për vitin 2025 indeksi i cilësisë së jetës e çon Shqipërinë ndër vendet e fundit, ku nga 25 vendeve me cilësi të ulët jetese vendi ynë renditet i 14-ti, duke lënë pas madje edhe vendet në luftë apo edhe ato të botës së tertë.  “Në dekadën e fundit është bërë pak ose aspak për cilësinë e jetës në Shqipëri, përkundrazi është bërë shumë që të përkeqësohet ajo’ analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, në një intervistë me skype  sot në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv. “Buxheti i caktuar në Shëndetësi ka...