Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Ali Ahmeti uron Edi Ramën: Vendosa të uroj pasi i mbylle të gjitha sfidat me sukses!
                            Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti përmes një mesazhi në rrejetet sociale ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mesazhi i plotë nga Ali Ahmeti:  I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi, S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare. U gëzova shumë...