Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, si do të njihen kontributet mes dy vendeve

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, si do të njihen kontributet mes dy vendeve

Nuk ka më kthim pas në negociatat italo-shqiptare për njohjen e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Nga 1 qershori i këtij viti, pra vetëm dhjetë ditë më vonë, shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet, duke aplikuar pranë sigurimeve shoqërore të Italisë për të marrë trajtim njëjtë si shtetasit e tjerë me origjinë vendëse. Njëjtë do të ndodhë edhe me ata pak shqiptarë që kanë jetuar e kontribuuar në Shqipëri, kryesisht vitet e fundit. Lajmin e mirë e dha kryeministri Edi Rama një ditë më parë me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social “Facebook”, sinjal që vjen vetëm dy ditë pas Samitit të VI të Komunitetit Politik të Evropës në Tiranë, ku...