829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria
829 raste të reja me kancer gjiri janë regjistruar te gratë në Shqipëri gjatë vitit 2025, ndërsa vdekshmëria nga kjo sëmundje ka shënuar një rënie. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër të muajit tetor, i cili i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësisë së diagnostikimit të hershëm. Specialistja e ISHP-së, Ediona Kola, bëri të ditur se incidenca e kancerit të gjirit në Shqipëri është në rritje të lehtë nga njëri vit në tjetrin, një tendencë që, sipas saj, është e pranishme edhe në vende të tjera. Për vitin 2025 janë përllogaritur 829 raste të reja te femrat. Sipas Kolës, rritja e rasteve lidhet me disa faktorë, mes tyre plakja e popullsisë, ndryshimet në stilin e jetesës, por...
Burimi:
kohajone.com