Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vlora hap sezonin turistik, qyteti bregdetar, destinacion për të huajt
Sezoni turistik veror në qytetin bregdetar të Vlorës është hapur zyrtarisht me një koncert të zhvilluar në shëtitoren “Lungomare”, mbrëmjen e të shtunës. Mijëra qytetarë dhe turistë u mblodhën për të ndjekur performancat e artistëve të njohur të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese. Gjatë ditës, eventi ofroi aktivitete të larmishme për fëmijët, me lojëra dhe animacione, ndërsa në mbrëmje, skena e madhe e vendosur në bregdet u kthye në epiqendrën e argëtimit për të gjithë të pranishmit. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, gjatë fjalës së tij, shprehu optimizmin për një sezon të suksesshëm turistik, duke theksuar pritshmëritë për një fluks të lartë vizitorësh dhe aktivitete ekonomike të gjalla. Ky start i fuqishëm pritet të jetë vetëm fillimi i një vere të suksesshme për qytetin bregdetar....