Mirlind Daku vazhdon të shënojë rregullisht me fanellën e Rubin Kazan në kampionatin rus. Ndonëse skuadra e tij humbi 3 me 2 në fushën e Khimki në javën e 29-të të Premier League ruse, sulmuesi kuqezi shënoi dy golat e miqve, pa lënë mënjanë një penallti të humbur në minutën e 43 dhe një gol të anuluar për pozicion të parregullt.
Me këtë dygolësh, sulmuesi nga Gjilani ngjitet në kuotën e 14 realizimeve në këtë sezon të kampionatit rus. Ai është i dyti në listën e golashënuesve, vetëm dy më pak sesa Manfred Ugalde i Spartakut të Moskës me 16 gola. Forma e mirë e Dakut është një ogur i mirë edhe për trajnerin e kombëtares, Silvinjo, në prag të ndeshjes me Serbinë më 7 qershor.
Ndërkohë në Itali, Kristjan Shpendi ishte i pafat në duelin e play-off që skuadra e tij, Cezena, humbi kundër Katanzaros. Shpendi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në një ndeshje të cilën Cezena duhej ta kishte fituar në mënyrë që të mbante gjallë ëndrrën për t’u ngjitur në Serie A.
/vizionplus.tv
