Mbretëria e Bashkuar merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

Mbretëria e Bashkuar merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

Grupi “Remember Monday”, që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2025 me këngën “What The Hell Just Happened?”, mbeti pa asnjë pikë nga votimi i publikut për të dytin vit radhazi, duke zhgënjyer pritshmëritë e fansave. Treshja e muzikës country pop – Lauren Byrne, Holly-Anne Hull dhe Charlotte Steele – arriti gjithsesi të grumbullojë pikë nga juria, për një total prej 88 pikësh. Por, mungesa e mbështetjes nga publiku i la ato larg kreut, ndërsa Austria fitoi me një diferencë të ngushtë, shkruan DailyMail. Në rrjetet sociale, fansat britanikë shpërthyen në mbështetje për vajzat, duke shprehur habi dhe zhgënjim për rezultatin. “Të grabitura!”, “Kënga ishte një hit!” dhe “Vajzat ishin fantastike!”ishin disa nga komentet më të përhapura në X (ish-Twitter).Grupi kishte fituar famë në The...