Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Nuk ia dolëm të ishim alternativë”, reagimi i ashpër i Tushajt: Opozita garoi kundër vetes! (E PLOTË)
Viktor Tushaj LEZHË- Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe numërimit të votave, Viktor Tushaj, kandidat i koalicionit PD–ASHM për qarkun Lezhë, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi kritik ndaj mënyrës si u menaxhua fushata nga opozita. Në qendër të reagimit të tij, Tushaj vendos falënderimin ndaj qytetarëve që e pritën me ngrohtësi gjatë fushatës, por edhe një analizë të drejtëpërdrejtë për kaosin që, sipas tij, karakterizoi veprimtarinë elektorale të opozitës. “Tani që u numërua edhe vota e fundit, e ndjej thellësisht t’ju falënderoj nga zemra për çdo përqafim, shtrëngim duarsh dhe fjalë të ngrohtë gjatë kësaj fushate. Udhëtimi me ju ishte më shumë se politik, ishte njerëzor. Besuam se dëshira juaj ishte qëllimi ynë. Por nuk mjaftoi.” Tushaj kritikon ashpër mënyrën si u organizua opozita...