Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
👁7149
Teksa partitë politike janë në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për të fituar vota të përkthyera në mandate, gazetari Fatos Salliu ka sjellë detaje interesante nga numërimi në Qarkun e Elbasanit. Ai tregoi se shumica dërrmuese e të paraburgosurve në Elbasan kanë votuar për Partinë Socialiste. Më konkretisht 82% e tyre. Ndërkohë për Partinë Demokratike kanë votuar 14% e tyre, ndërsa pjesa tjetër është ndarë me partitë e vogla. Ndërkohë në Belsh përfundoi numërimi ku fitoi PS me 4662 vota. PD mori 4662 vota nga 39 kuti.