Vota e Greqisë e manipuluar nga PS, Piroli: Nuk e vlerësoj të drejtë këtë proces

Vota e Greqisë e manipuluar nga PS, Piroli: Nuk e vlerësoj të drejtë këtë proces

Kastriot Piroli, kandidati i opozitës që doli deputet me listat e hapura ka folur për Syri tv pas numërimit të votave të diasporës ku e zhvillua një betejë e qartë mes votave te manipuluara nga rilindja dhe atyre votave që u kishin shpëtuar patronazhistëve të rilindjes e shkonin për opozitën. Kastriot Piroli: mua gjithmonë më pëlqejnë sfidat. E kjo ishte një sfidë e jashtëzakonshme. Për mua dhe për të gjithë demokratët e Kurbinit. Numërimi i votave në Qarkun e Lezhës, ne ishim në një diferencë prej 1900 votash, pra votuesit në qarkun e Lezhës e dhanë verdiktin e tyre. Me votat e diasporës nga 10800 vota PS rikuperoi afro 1000 vota. Ndërsa në 2200 vota të ardhura nga shteti grek, nga diaspora atje ata rikuperuan...