Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e trafikut të drogës, prostitucionit dhe grabitjeve të vilave! Sekuestrohet limuzina e punëtoreve të seksit

Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e trafikut të drogës, prostitucionit dhe grabitjeve të vilave! Sekuestrohet limuzina e punëtoreve të seksit

Një operacion me shkallë të gjerë është zhvilluar në Itali disa ditë më parë nga Guardia di Finanza në Bergamo. Shkatërrohet një organizatë kriminale italo-shqiptare, e dedikuar trafikut dhe shfrytëzimit për prostitucion, drogës dhe grabitjes së vilave. Gjatë aksionit u sekuestruan armë, shuma të mëdha valute të ndara në pako, sasi të konsiderueshme droge si marihuanë, hashash dhe kokainë, si dhe një limuzinë luksoze e përdorur për transportimin e prostitutave. Ky operacion masiv nga Guardia di Finanza e Bergamos çoi në arrestimin e krerëve të një organizate kriminale të përbërë nga individë italianë dhe shqiptarë, aktive në Lombardi dhe rajone të tjera italiane. Policia nuk i publikoi detajet apo gjeneralitetet e tyre, por ndau pamje dhe foto të aksionit dhe sekuestrimeve të kryera, informon media italiane. Akuzat përfshijnë trafik...