Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV, zbulohet kush do të shkojë nga Shqipëria
Krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues politikë do të udhëtojnë drejt Vatikanit. Në ceremoninë e Perurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa LEO XIV, ora 10:00, do të marrin pjesë nga Shqipëria, Presidenti i Republikës, Bajram Bega dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Nga Kisha Katolike do të jenë të pranishëm kryeipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore (KISH) Imzot Gjergj Meta dhe zv/presidenti i KISH, Imzot Simon Kulli Nga Kisha Ortodokse do të marrë pjesë Hirësi Nikolla-Mitropolit i Apollonisë dhe i Fierit dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman do të përfaqësohet nga kreu Bujar Spahiu dhe Ejup Lila. Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Kryegjyshin Baba Mondi si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi. Në fund të ceremonisë pjesëmarrësit do të bëjnë...