“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se beteja është e hapur në të gjitha frontet, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat. “Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta gëzojë, dhe do të përgjigjet 1 më një për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim”, tha Berisha. Në një deklaratë për mediat, krydemokrati Sali Berisha foli për qëllimin e pjesëmarrjes së tij në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Ai theksoi se shkoi në Bruksel për të denoncuar farsën më të shëmtuar elektorale, referuar procesit të zgjedhjeve të 11 Majit. “Gjatë dy ditëve të qëndrimit tim në Bruksel, 15 dhe 16...