Dështon për herë të 17 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ja kur mbahet seanca e radhës

Dështon për herë të 17 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ja kur mbahet seanca e radhës

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike. Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëheshin çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë. Pasi u konstatua se në seancë janë të pranishëm 99 nga gjithsej 120 deputetë, seanca ndoqi të njëjtin skenar si ato parapraket. Dehari kërkoi nga partitë politike të propozojnë nga një...