Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqipëria e Edi Ramës bën sikur po punon, BE-ja bën sikur e beson
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) tregoi edhe një herë se Shqipëria përpiqet të japë përshtypjen e një vendi të angazhuar për reforma nëpërmjet një organizimi mbresëlënës, por nga ana tjetër, zbatimi i reformave konkrete në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së produktivitetit të punës, arritjeve në arsim, sundimit të ligjit dhe shërbimeve publike që përmirësojnë jetën dhe ekonominë e qytetarëve mbeten pas Nga Blerina Hoxha, MONITOR Në çdo samit europian, Shqipëria prezantohet me një kostum diplomatik të kuruar mirë. Flamuj të BE-së në çdo cep të qytetit, mikpritje me protokoll të shkëlqyer, por kur mbyllen kamerat dhe mbarojnë fjalimet zyrtare, ironitë, batutat, premtimet, Tirana kthehet vetvetja me reforma në letër, me investime në propagandë dhe imazh më shumë se...