Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e tyre dhe si rregullohet pensioni? Të ardhurat mujore të deputetëveTë ardhurat e deputetëve të Bundestagut përbëhen nga disa pjesë në Gjermani: Paga bazë rritet çdo vit më 1 korrik dhe aktualisht ajo është 11.227 euro në muaj, ose rreth 135.000 në vit. Kjo është shuma bruto e pagesave bazë, kështu që nga kjo shumë paguhen taksat, sigurimi shëndetësor dhe pensionet… Varësisht nga statusi familjar dhe të ardhurat e tjera, një deputeti i mbetet në muaj rreth tetë mijë euro neto ose pak më shumë. Por ka dhe pagesa të tjera për shpenzime shtesë, si për shembull për një zyrë në zonën zgjedhore të deputetit ose...