Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha i bashkohet protestës së opozitës: Rama, në karrige me zgjedhje të vjedhura
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u kthye nga Brukseli iu bashkua protestës së opozitës në Bulevardin ‘Zogu i Parë’. Para mbështetësve demokratë, Berisha mbajti një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar. Sipas Berishës, në këtë listë të lidhjeve me krimin përfshihen emra si Sara Mila, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Taulant Balla. Pjesë nga fjala e Sali Berishës: Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar. Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit,...