Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha i bashkohet protestës pas mbërritjes nga Brukseli: Njoha miqtë europianë me krimet zgjedhore, Rama do të marrë përgjigjen e merituar
Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës në bulevardin “Zogu i Parë” pas mbërritjes nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin me partitë e Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Në fjalën e tij ai tha se ka njohur miqtë ndërkombëtarë të së djathtës për të gjitha krimet zgjedhore. Sipas tij ka prova dhe fakte që zgjedhjet e 11 majit u vodhën dhe u grabitën dhe se ato nuk do të njihen. “Të dashur demokrate dhe demokrate, të pranishëm në këtë shesh e kudo ku jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndëkrombëtar. Mbi 87 parti politike para të cilëve paraqita sot masakrën elektorale të Totorinos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet mosntruoze dhe bindja e përgjithshme ishte...