Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Trump telefon liderët europianë, Zelensky zbardh bisedën mes tyre

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Trump telefon liderët europianë, Zelensky zbardh bisedën mes tyre

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur sot për një samit njëditor në Tiranë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin. Mes të pranishmëve ishte edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në një reagim në rrjetin “X”, ka bërë të ditur se udhëheqësit folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Sipas Zelenskyt, gjatë telefonatës u diskutua raundi i parë të bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë. “Folëm me Donald Trump së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam takimin në Stamboll. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të...