Vuçiç pretendon se s’ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

Vuçiç pretendon se s’ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka mohuar se ka vonesë në planet e kompanisë së Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit. Goran Vasiq, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm. Kur u pyet për këtë nga Bloomberg të premten në Tiranë, Vuçiç tha se “nuk ka pasur falsifikim” dhe shtoi se “do ta diskutojmë me të gjithë”. Prokurori serb për krime të organizuara njoftoi më 14 maj se ka marrë në pyetje...