Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jemi në moment kritik, armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë”/ Erdogan flet edhe për situatën në Lindjen e Mesme: Të hiqen sanksionet ndaj Sirisë dhe të ndihmohen banorët
Presidenti turk – Jemi mbledhur të diskutojmë një vizion të ri që do të ripërtërijë kontinentin tonë, duhet të veprojmë të bashkuar dhe të orientuar nga fryma e veprimtarisë të përbashkët. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare, duhet ndërtojmë një arkitekturë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse e qeverisjes globale. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për bashkëpunim. Janë shumë fusha ku ne mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, duhet të përfitojnë edhe aleatët që nuk janë pjesë e BE. Me këtë ide do të ishte në interes të sigurisë europiane. Koha ka treguar se nëse përçaheni jeni më të dobët, nëse bashkohemi jemi më të fortë. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilionë dollarësh, një...