Kancelari Merz: Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar përballë kërcënimit rus

Kancelari Merz: Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar përballë kërcënimit rus

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në fjalën e tij gjatë samitit të vendeve evropiane që po mbahet ditën e sotme në Tiranë, u ndal me shqetësim te agresioni rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar atë si sfidën më të rëndë me të cilën është përballur kontinenti evropian në dekadat e fundit. Merz theksoi se kjo nuk është një luftë që prek vetëm Ukrainën, por një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj gjithë Evropës dhe rendit të saj politik e demokratik. Ai kujtoi se përfaqësues të lartë evropianë kanë vizituar Kievin për të shprehur mbështetjen ndaj presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas, dhe theksoi se mbështetja ndaj Ukrainës duhet të vazhdojë në mënyrë të vendosur, përmes ndihmës politike, ekonomike dhe ushtarake. Në fjalën e tij, kancelari gjerman nënvizoi se nuk...