Komuniteti Politik Europian/ Si mori formë ideja e Macron për një organizëm ndëreuropian?

Komuniteti Politik Europian/ Si mori formë ideja e Macron për një organizëm ndëreuropian?

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ai që parashtroi fillimisht idenë e Komunitetit Politik Europian, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian në Strasburg më 9 maj 2022, me qëllim nxitjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit që synon zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët, si dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian. Ish kancelari gjerman Olaf Scholz e mbështeti shtatorin e atij viti në Pragë idenë e shefit të Elizesë, edhe pse e bëri të qartë se Gjermania do ta pranonte atë, por jo si alternativë ndaj zgjerimit të BE-së. Ai pati nënvizuar atëherë se ekzistojnë vërtet disa forume në Europë, ku europianët bashkëpunojnë përtej BE, siç janë “OSBE, OECD, Partneriteti Lindor, Zona Ekonomike Evropiane dhe NATO”. Por kishte munguar një forum...