Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
80 vjet Teatër Kombëtar, Gonxhja premton mbështetje për artistët
👁4409
Në prag të 80-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme përmes një postimi publik, duke e cilësuar si një ndër institucionet më të dashura dhe me peshë në historinë kulturore të vendit.“Për tetë dekada, Teatri Kombëtar ka mbajtur gjallë frymën e artit dhe ka formuar breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, skenografësh e krijuesish”, shkroi Gonxhja, duke theksuar se qindra shfaqje kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive të publikut shqiptar.Ministri u shpreh se kjo histori nuk është vetëm për t’u kremtuar, por për t’u mbështetur...