Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
8 maji afati i fundit për emigrantët që të votojnë, në Greqi shtyhet me një ditë
👁2243
Këtë të enjte, 8 maj, përfundon edhe afati që fletët e votimit të emigrantëve shqiptarë, të qëndrojnë në pikat e DHL në të gjitha shtetet. Fletët që nuk tërhiqen gjatë ditës së sotme, kthehen në Shqipëri. Ndërkaq, përjashtim bën Greqia, që për shkak të problematikave, zyrat e DHL do të qëndrojnë të hapura edhe më 9 maj. Nga Greqia, kanë ardhur edhe 12 mijë fleta të tjera votimi në zarf, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 31,338. Deri tani janë hedhur mbi 2000 në sistem dhe pjesa me e madhe i takon Greqisë.