8 javë pushime luksi në Greqi, shpërthejnë kritikat ndaj familjes mbretërore holandeze

8 javë pushime luksi në Greqi, shpërthejnë kritikat ndaj familjes mbretërore holandeze

Familja mbretërore holandeze është në qendër të kritikave nga publiku, pasi Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima kaluan pothuajse të gjithë verën e këtij viti, 8 javë rresht, në vilën e tyre luksoze në Peloponez të Greqisë. Pushimet e tyre të gjata kanë ndezur reagime nga shtypi dhe opinioni publik, duke ringjallur kritikat e vjetra. Zgjedhja e familjes mbretërore holandeze për të kaluar verën në Greqi nuk është një fenomen i ri. Në vitin 2012 , pasi shitën shtëpinë e tyre në fshat në Mozambik, çifti mbretëror zgjodhi Greqinë, duke blerë një vilë në Kranidi, me vlerë 5 milionë euro. Që atëherë, çdo udhëtim që ata kanë bërë në Peloponez është shoqëruar me kritika. Qëndrimi i tyre këtë vit nuk bën përjashtim, me mediat holandeze që...