Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“I mungon vërtetësia”, deputetja e PD kritike ndaj Berishës: Riciklohen të njëjtat fytyra!
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e thellë e opozitës ka ngjallur shumë diskutime dhe alibi në opinion publik, por dhe në ata që kanë qenë pjesë e strukturës së saj. Ishte Ori Nebiaj deputetja e PD, e cila u tërhoq nga gara e 11 majit, që në studion e misionit “Opinion” në Tv Klan kritikoi ashpër kampin opozitar. Të paorganizuar dhe të pavërtetë me veten e cilësoi Nebiaj opozitën. “Opozitës i mungon deri diku të qënurit i vërtetë edhe me veten edhe me demokratët edhe me të gjithë qytetarët. Që ishte në rrethanat më skandaloze që kishte qenë ndonjëherë përballë kësaj fushate kjo nuk ka diskutim. Pra një luftë e vazhdueshme, një konflikt i vazhdueshëm,...