Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

Policia e Shtetit i refuzoi lejën, PD- ASHM e vendosur të organizojë protestën për zgjedhjet e 11 majit

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën për zhvillimin e një proteste pasdite e të premtes, më 16 maj, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Protesta e thirrur nga Sali Berisha, pas mosnjohjes së rezultatit të zgjedhje do të mbahej në të njëjtën kohë me samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Autoritetet kanë vendosur të refuzojnë lejen e demokratëve për protestë për arsye sigurie. Protesta është njoftuar që të nisë në orën 17:00, teksa Sali Berisha tha se tubimi do të jetë paqësor. Mbetet të shihet nëse demokratët do ta mbajnë protestën, pas refuzimit të lejes apo jo teksa Berisha ka publikuar edhe posterin reklamues të saj. Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja...