53 mijë zarfat me votat e Greqisë ende pa u lexuar, Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik

53 mijë zarfat me votat e Greqisë ende pa u lexuar, Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik

Për hapjen e 53 mijë zarfave të votave të Greqisë që u bllokuan me kërkesë të PS, kryekomisioneri i KQZ merr një vendim të ri. Partitë garuese do të kenë vetëm nga një vëzhgues në qendrat e numërimit te “Feti Borova”. Shoqëria Civile duhet të aplikojë deri nesër në 12:00, subjektet deri në 24:00 Celibashi anulon pothuajse të gjitha akreditimet për vëzhguesit e partive në qendrat e numërimit për votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova”. Sipas vendimit të firmosur dhe vulosur sot nga kryekomisioneri, theksohet se secili prej 11 subjekteve politike në garën elektorale do të ketë vetëm nga një vëzhgues të akredituar pranë grupeve të numërimit apo të ndarë sipas qarqeve, kurse për të tjerët ai anulohet. Do të lejohen vetëm vëzhguesit...