Kryeministri britanik dhe ministri Vengu në qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Një epokë e re për Europën, lidhemi me aleatët më fort

Kryeministri britanik dhe ministri Vengu në qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Një epokë e re për Europën, lidhemi me aleatët më fort

Kryeministri britanik, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji. Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë. Ministri Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në NATO, por edhe brenda Ballkanit Perëndimor. ”Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë...