Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Çyrykët” që i dhanë fitoren Ramës/ Meshkujt, mbështetësit kryesorë të PS më 11 maj
Në fjalimin e tij në Dibër, kryeministri Edi Rama përdori një shprehje që u cilësua si e pavend ndaj burrave që mbështesin ende Sali Berishën, duke i quajtur “cyrykë”. Kjo deklaratë u konsiderua nga shumë analistë si një gafë që mund t’i kushtonte vota në zgjedhjet e 11 majit, por të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një realitet tjetër: burrat ishin ata që vendosën fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e qarqeve. Në total, shqiptarët brenda territorit i dhanë Partisë Socialiste 733.460 vota, një diferencë prej më shumë se 250 mijë votash ndaj Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Të dhënat tregojnë se nga rreth 1.462.000 votues, 675.166 ishin gra, ndërsa 786.887 ishin burra – një shumicë prej mbi 110 mijë meshkujsh, që në...