“Kokë më kokë” me Xhaçkën/ Gjylameti: Në njësinë time janë votuar kandidatë që s’kanë shkelur kurrë!

“Kokë më kokë” me Xhaçkën/ Gjylameti: Në njësinë time janë votuar kandidatë që s’kanë shkelur kurrë!

Blerina Gjylameti TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti foli për sistemin zgjedhor dhe ndarjen e listave të mbyllura dhe të hapura, duke thënë se ka avantazh dhe disavantazh. Në një prononcim që bëri për "Shqipëria Live”, deputetja socialiste u shpreh se disa nga kandidatët e tjerë, kolegë të tjerë, kanë marrë më shumë vota se ajo edhe pa shkelur kurrë në zonën ku ajo ka garuar. Sipas saj, votat kanë shkuar tek kandidatët e tjerë për shkak të njohjeve, lidhjeve e të tjera. "Është garë sfiduese, edhe për shkak të këtij sistemi. E kam thënë disa herë që ka pasur shumë avantazhe dhe disavantazhe kjo garë. Kjo ka bërë që të kemi një pasqyrim të kësaj në vota që ka një lloj copëzimi. Edhe pse unë...