Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Grushte e shkelma për 1 votë/ Celibashi shkon te KZAZ 30 në Kashar, përjashton të gjithë vëzhguesit (VIDEO)
Pak pasi mori vendimin për të për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në KZAZ nr.30 në Yrshek, ndikuar nga incidenti i dhunshëm që ndodhi aty, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është paraqitur me urgjencë pranë kësaj qendre. Celibashi shihet duke hyrë brenda KZAZ në prani të kandidatit demokrat për deputet, Klevis Balliu dhe një personi tjetër. Sakaq në urdhrin e tij, Celibashi ka kërkuar revokimin e akreditimit të çdo vëzhguesi nga KZAZ në zonën e Kasharit. Vendimi erdhi pasi një vëzhgues, dyshohet i kandidatit të PS-së Ornaldo Rakipi, ka dhunuar kreun e KZAZ-së, Remzi Mehmeti. Policia më pas bëri shoqërimin e 26-vjeçarit që goditi Mehmetin. Sipas policisë janë konfliktuar mes tyre përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike dhe për konfliktin është shoqëruar një person....