Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Bylykbashi “bëhet” rozë, në Kuvend nga Elbasani shkon Aulona nga PS dhe ikën Aureli nga PD
                            Qarku i Elbasanit në këto zgjedhje parlamentare theu dy rekonde. Për herë të parë Elbasani dërgon në parlament 10 deputetë për PS dhe 4 për PD, rezultat i cili nuk është shënuar kurrë më parë në një qark ku përgjithësisht mandatet janë ndarë 8 me 6. Nga ana tjetër në Elbasan ka dalë kandidatja më e votuar në të gjithë Shqipërinë. Sara Mila, e dalë nga platforma deputeti që duam, ka marrë 18 626 vota. Por a ishte kjo pritshmëria e socialistëve, apo edhe për ta ky rezultat shënoi një surprizë? Nga lista e hapur e PS në Elbasan shkojnë në Parlament, Sara Mila, Sajmir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho. Ndërsa PD humbi të 5 e saj në listë të sigurt Aurel...