Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Pas sherrit në Kashar, reagon Policia: U ndalua një person, punonjësit s’u përfshinë
                            Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Në pranga ka rënë R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Policia thotë se në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.