Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
TikTok rrezikon gjobë në Europë
Aplikacioni i medias sociale TikTok u akuzua nga gjigantët Europianë rregullatorë ditën e Enjte për shkelje të rregullave të përmbajtjes online duke i hapur rrugë gjobitjes së kompanisë mëmë ByteDance me deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore. Komisioni Europian tha se i ka dërguar kompanisë gjetjet e hetimit të saj nisur që prej muajit Shkurt të vitit të kaluar. Ekzekutivët Europianë thanë se TikTok ka dështuar të veprojë në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale. DSA-ja kërkon platformave online të bëjnë më shumë për të goditur përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme si dhe të ofrojnë informacion lidhur me reklamimin. Komisioni tha se kompania uk ofron informacione të nevojshme rreth përmbajtjes së reklamave, përdoruesve të shënjestruar prej tyre dhe kush ka paguar për...