Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..
Nuk i ka kursyer batutat me gazetarët britanikë, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun britanik. Duke i uruar mirëseardhjen në Tiranë, Rama tha me humor se shpreson për mot shqiptar e jo londinez, duke shtuar se nëse bie shi, fajin e kanë vetë ata. Ndërsa theksoi krenarinë për aleancën mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Rama tha se asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët, por të tjerët që e kanë bërë, janë “mallkuar” dhe tashmë janë jashtë parlamentit. ‘Asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar shqiptarët. Kanë qenë të tjerë, të cilët janë mallkuar. Mallkimi ju kthye atyre, pasi tashmë ata janë jashtë parlamentit britanik. Ne jemi shumë krenarë për aleancën, do shpresojmë të prodhojmë automjete ushtarake, që do ju shërbejnë interesave tona...