Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit një situatë interesante ishte Qarku i Korçës, ku për shkak të uljes së mandateve në 10, demokratët mund ta arrinin ta çonin rezultatin në barazim, duke i ndarë mandatet në 5 me 5 për secilën prej dy subjekteve kryesore politike. Kjo gjë nuk u arrit, ku edhe pas uljes së mandateve, socialistët arritën t’i ruanin 6 deputetë në këtë qark, ndërsa PD-ja zbriti në 4 mandate. E duket se pas rezultatit kanë filluar edhe akuzat në kampin blu në Korçë. PD arriti të fuste vetëm 1 deputet nga lista e hapur, ku më i votuari rezultoi Fidel Kreka me 6523 vota, i cili kishte edhe mbështetjen e kandites së listës së mbyllur Ledina Alollit. I dyti më i votuari...