Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tirana sot dhe nesër në “paralizë”, ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE
Tirana do të paralizohet sërish sot dhe nesër (e enjte dhe e premte) për shkak të zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Europian (KPE) që do të mbahet në vendin tonë, tek sheshi “Skënderbej”. Një pjesë e mirë e rrugëve të kryeqytetit do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve, duke filluar që nga aeroporti i Rinasit. Ndërkohë, të premten i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin edhe rrugët për rreth, do të jenë të pa aksesueshme edhe nga këmbësorët. Gjithashtu, në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet edhe parkimi dhe qëndrimi i mjeteve përgjatë ditës së samitit, teksa për të dyja ditët, do të jenë t paaksesueshme parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”,...