Dua Lipa dhe yje të tjerë kërkojnë mbrojtjen për të drejtat e autorit nga AI

Dua Lipa dhe yje të tjerë kërkojnë mbrojtjen për të drejtat e autorit nga AI

Më shumë se 400 figura të shquara të botës së artit dhe kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë këngëtaren Dua Lipa, legjendën e muzikës Sir Elton John dhe aktorin Sir Ian McKellen, i kanë drejtuar një apel të hapur kryeministrit Keir Starmer për të përditësuar ligjet e të drejtave të autorit në mënyrë që të mbrohen nga përdorimi i paautorizuar i veprave të tyre nga sistemet e inteligjencës artificiale.Në një letër të publikuar të martën, e cila përfaqëson një prej thirrjeve më të zëshme të komunitetit krijues britanik, artistët paralajmërojnë se mungesa e rregullimit të qartë rrezikon të kthejë punën e tyre në “karburant falas” për kompanitë e mëdha të teknologjisë. “Pa mbrojtje të forta ligjore, industria krijuese britanike është në rrezik të zbrazet nga...