PS dominon edhe në diasporë

PS dominon edhe në diasporë

PS fitoi thellë dhe me rezultat përtej pritshmërive zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke u konfirmuar në pushtet për herë të katërt. Socialistët morën 52.3% ose 784 826 vota në rang kombëtar, të cilat përkthehen në 83 mandate në Kuvendin e ardhshëm. PD mbetet sërish në opozitë pasi të dielën mori vetëm 34% të mbështetjes ose 508 961 vota. Por teksa numërimi brenda vendit ka përfunduar në 5225 qendrat e votimit në të gjithë vendin, te Parku Olimpik i Tiranës po vijon procesi me votat e diasporës. Deri tani janë numëruar rreth 90 mijë vota të ardhura me zarfe nga jashtë. Rezultati paraprak mbetet në favor të socialistëve. PS kryeson me 54.1% duke marrë deri tani 51 555 vota. Ndërsa PD ka siguruar 28.4% ose...