Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
ZGJEDHJET 2025/ Tabaku apo Alimehmeti? Garë e fortë brenda PD për 1 mandat në Tiranë, ja diferenca e votave
Në ditën e tretë të numërimit të votave, ku tashmë fatet se kush do të qeverisë e kush do të jetë në opozitë në katër vitet e ardhshme janë përcaktuar, ndërsa lufta e vërtetë mbetet ajo mes kandidatëve në listë të hapur, të cilët po garojnë për çdo votë për tu bërë pjesë e parlamentit. Një garë vërtetë e fortë deri tani është ajo mes dy kandidatëve në listën e PD-ASHM, Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, të cilët garojnë për një vend në Kuvend deri në këto momente. Kujtojmë që PD aktualisht ka marë vetëm 13 mandate në Tiranë, që do të thotë se vetëm 1 nga kandidatët që ndodhen në listë të hapur mund të marrë mandatin, dhe sipas Kodit Zgjedhor, e merr ai...