Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
77% më shumë vizitorë në Butrint gjatë muajve janar–maj 2025
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitueshmërisë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në periudhën janar–maj, Butrinti është vizituar nga 67,917 turistë, duke shënuar një rritje prej 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.“Butrinti është një përzierje unike e historisë, natyrës dhe magjisë që ofron në çdo hap. Këto shifra tregojnë qartë vlerën dhe potencialin që ka trashëgimia jonë kulturore”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.I ndodhur vetëm 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, Butrinti ofron një...