Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri Rama për ‘Metropolis’: Mazhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Në një intervistë për programin ‘Metropolis’ që transmetohet në Itali, Edi Rama shprehet se fakti që arriti mazhorancën absolute në Parlamentin e ri është një rezultat historik. Ndërkohë i pyetur për denoncimet e opozitës për manipulimin e votave, Rama tha se kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve është pjesë e peizazhit politik shqiptar në sensin se nuk ka patur asnjë proces të vetëm zgjedhor në 35 vitet e fundit ku ata që kanë humbur të mos kenë deklaruar se kjo erdhi për shkak të padrejtësive. “Në përgjithësi ne shqiptaret ashtu si italianët nuk e pranojmë humbjen duke ja vënë fajin dikujt tjetër në rastin kur dalim në vend të dytë në zgjedhje. Fatkeqësisht nuk mund të bëj asgjë për këtë. Ata duhet t’i thërrasin arsyes ndërkohë...