Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Një dyshe femërore e Brukselit ka dhënë një vlerësim për zgjedhjet në Shqipëri, ku hem adresojnë kritika e hem bëjnë vlerësime, e në fund lënë të kuptuar se ato vlejnë dhe se Shqipëria duhet të vijojë para. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas dhe komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, thonë se fillimisht se “dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive”. Po cilat janë mangësitë? “Votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe ndikimit institucional, mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të...