Gjermania ndalon grupin ‘Reichsburger’ dhe arreston katër udhëheqësit

Gjermania ndalon grupin ‘Reichsburger’ dhe arreston katër udhëheqësit

Gjermania ka ndaluar një organizatë ekstremiste të krahut të djathtë e lidhur me të ashtuquajturën lëvizje “Reichsbürger” (Qytetarët e Rajhut). Në këtë kuadër, autoritetet gjermane ndërmorën bastisje që në orët e para të mëngjesit në banesat dhe pronat e liderëve të kësaj organizate, bëri të ditur Ministria e Brendshme ditën e martë. Sipas qeverisë gjermane, qindra forca sigurie kryen kontrolle në disa lande të Gjermanisë në prona të lidhura me grupin e vetëshpallur “Königreich Deutschland” (Mbretëria e Gjermanisë), duke arrestuar katër prej anëtarëve kryesorë të tij, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Telegrafi. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt theksoi se rreth 6,000 pjesëtarë të këtij grupi kishin krijuar një strukturë paralele që sfidonte shtetin dhe kishin ngritur rrjete të paligjshme ekonomike. Sipas tij, grupi përdorte teori konspirative...